Aplikacionet më të mira për editimin e Fotografive

Në këtë artikull do ti tregoj disa nga aplikacionet më të mira për editimin e fotografive në platformat Windwos, Android dhe iOS.

Unë personalisht përdori Photoshop, Lightroom PC dhe Telefon dhe në Telefon përdori poashtu Snapseed, Hypocam, Pixlr kur kam nevojë.

1.Photoshop

Adobe Photoshop është një nga aplikacionet më të avancuara për editimin e fotografive që përdoret nga miliona fotograf dhe artistë të tjerë. Aplikacioni është në platformat Windows, Android dhe iOS.

2. Adobe Lightroom

Njejt sikurse Adobe Photoshop poashtu edhe Lightroom është një nga aplikacionet më të përdorura nga fotografë anë e mban botës. Është një aplikacion shumë i avancuar dhe gjindet në platformat Windows, Android dhe iOS.

3. Snapseed

Snapseed është aplikacion i prodhuar nga Google. Është mjaft i përdorur sidomos nga ata që bëjnë fotografi me telefon. Aplikacioni gjindet në platformat Android dhe iOS.

4. VSCO

VSCO është një aplikacion poashtu një rrjet social ku fotografët mund të postojnë fotografitë e tyre. Ofron filtera të ndryshëm ku ju mund ti përdorni. Aplikacioni gjindet në platformat Android dhe iOS.

5. Hypocam

Për fotografët që merren vetëm me kategorinë Bardh e zi Hypocam është një aplikacion shumë i mirë për ta përdorur pasiqë ka mundësinë e fotografimit vetëm në bardh e zi. Ka filtera të gatshëm, poashtu ju mund ta editoni fotografinë sipas dëshirës suaj. Aplikacioni gjindet në platformat Android dhe iOS.

6. Picsart

Picsart është poashtu një aplikacion që ju mund të bëni editimin e fotove, përveq fotove ju mund të editoni poashtu edhe video. Aplikacioni gjindet në platformat Android dhe iOS

7. Pixlr

Pixl është një aplikacion ku ju mund të bëni kolazh të fotografive, mund të shkruani tekste dhe disa tipare të tjera që ofron ky aplikacion. Mund ta gjeni në platformat Android dhe iOS.

Ka dhe shumë aplikacione të tjera mirëpo këto janë disa nga më të mirat. Nëse dëshironi të kërkoni aplikacione të tjera ju mund ta shkruani ne App Store ose Google Play – Photo Editor dhe të gjitha aplikacionet që janë në këtë kategori do ju shfaqen.