NAS apo Online Cloud !?

Në këtë artikull do të shkruaj për dy nga mundësitë që ne mund t’i zgjedhim për të ruajtur Fotografitë dhe të dhënat tjera që ne posedojmë.

Çfar është Online Cloud Storage?

Cloud Storage është një model i të dhënave kompjuterike në të cilën të dhënat ruhen në servera të largëta që mund të arrihen në internet. Një cloud storage është një sistem që mundëson hyrjen e të dhënave në distancë në çdo vend për klientët. Google Drive, iCloud, OneDrive etj ofrojnë këtë shërbim. Cloud storage siguron një mjedis të shkëlqyeshëm të sigurisë së të dhënave dhe aksesit në çdo kohë.

Google Drive ofron 15GB Falas / 100GB për $1.99/muaj
iCloud 5GB ofron 5GB Falas / 50GB për $0.99/muaj
OneDrive ofron 5GB Fala / 100GB për $1.99/muaj

Duke marrë parasysh se ne çdo ditë shkrepim fotografi duke ruajtur qofte momentet që ne përjetojme poashtu edhe në anën profesionale apo hobi. Telefoni, Laptopi ynë zakonisht ka një kapacitet të limituar andaj me kalimin e kohës ne duhet të gjejmë një zgjidhje për të ruajtur të gjitha fotot e reja që ne possedojmë.

Google Photos është një nga aplikacionet që shumë nga ne e përdorim për të ruajtur fotot që ne bëjmë. Google Photos ka mundësuar ruajtjen e Fotove në kualitet të lartë dhe në full kualitet, mirëpo nëse ne i kemi ruajtur fotot vetëm në kualitet të lartë atëherë ne kishim mundësinë të ruanim foto pa kufi dhe hapësira që ne kemi 15GB në dispozicion nuk është zënë.

Mirëpo duke filluar nga data 1 Qershor 2021 Google Photos nuk do të jetë e ngjashme, nga kjo datë të gjitha fotot që ne i ruajm aty qoftë vetem me rezolucion të lartë do të zë vend në ato 15GB që Google na ofron falas.

Opinioni im rreth Cloud Storage :

Gjëja pozitive e Cloud Storage është sepse ka aplikacione në të gjitha platformat dhe me një interface shumë praktik. Poashtu këto kompani që ofrojnë këtë shërbim kanë siguri të lartë, mirëpo derisa bëhet fjalë për internetin siguri 100% nuk beson askush se mund të ketë.
Kur ne dëshirojmë të blejmë më shumë hapësirë në Cloud atëherë duhet që t'i shikojmë mirë rregullat e kompanisë të cilat mund të ndryshojnë në çdo kohë. Pastaj psh. nëse ne blejmë ofertën 100GB për një vit dhe mbas një viti nuk duam ta vazhdojmë atëherë në shumicën e rasteve mund që të vijë deri tek humbja e të gjitha ato fotografive nëse ne nuk i ruajm në ndonjë vend tjetër brenda një periudhe të shkurtër.

Çfar është NAS ? (Network-attached storage)

Një njësi NAS është një kompjuter i lidhur me një rrjet që ofron vetëm shërbime të ruajtjes së të dhënave të bazuara në skedarë për pajisjet e tjera në rrjet. Për shembull, njësitë e NAS-it zakonisht nuk kanë një tastierë ose ekran dhe kontrollohen dhe konfigurohen në rrjet, shpesh duke përdorur një shfletues(browser)

Njejt sikurse Cloud Storage edhe NAS ofron ruajtjen e fotografive dhe të dhënave që na posedojmë mirpo në një menyrë tjetër. Faktikisht NAS ne mund ta blejmë dhe ta vendosim atë në shtëpi.

Një nga avantazhet e NAS është sepse t’i mund ta blesh atë dhe ta kesh përgjithmonë pranë vetes, poashtu derisa Cloud Storage ofrojnë një kapacitet të limituar kapaciteti tek NAS mund të jetë pa limit andaj varet vetëm nga sa ju nevojitet juve, pasi që ju mund të bleni çdoherë Hard Drives që mund t’i zëvendësoni.

Kostoja e NAS zakonisht varet nga sasia e magazinimit të nevojshëm. Për bizneset, përfshirë bizneset e vogla ose Fotograf profesional apo që merret rregullisht me fotografi, NAS zakonisht kushton mes 500 $ deri 1000 $.

Synology NAS ,QNAP, Asustor, WD Nas janë disa nga kompanitë që ofrojnë këto produkte. Këto kompani kanë poashtu Aplikacione që ofrojnë në platforma Android dhe iOS që mund të përdoren edhe në telefonat që ne posedojmë, andaj ne mund poashtu ti ruajm fotot nga telefoni direk në NAS që ne posedojmë ashtu siç e kemi mundësin për ti ruajtur ato psh. në Google Photos.

Sa i përket sigurisë, shërbimet Online Clouds marrin përsipër përgjegjësinë e sigurimit të të dhënave tuaja. Nga ana tjetër NAS ofron poashtu opcione sigurie mirëpo ti merr përgjegjsinë për sigurinë e të dhënave që i ruan andaj duhet të kemi kujdes që mos të biem pre e viruseve të ndryshme që mund të çojnë deri tek thyerja e sigurisë.

Opinioni im rreth NAS:

Unë personalisht jam duke menduar që të kaloj në këtë menyrë për të ruajtur fotografitë.
Pse? Mua personalisht më pëlqen që të kem mundësinë që të zgjedh kapacitetin që unë dëshiroj dhe të kem akses fizik që mund të manovroj edhe në të ardhmen me kapacitetin e NAS. Duke marë parasysh se interface nuk është në nivel të Google Photos ose Apple Cloud këto kompani bëjnë çdo ditë avancime për të pasur kualitetin më të mirë të mundshëm.
Kjo rekomandohet më tepër për fotograf profesional ose hobi fotograf qe kan një numër të madh fotografishë. Nëse ju jeni një person që keni qef fotografinë mirëpo nuk keni me mijëra foto atëher kjo nuk do ishte një zgjidhje për ju.

Unë vetëm kam spjeguar në pika të shkurtëra, nëse ju dëshironi të dini më tepër rreth NAS apo Cloud Storage ju mund të kërkoni në Google ku mund të gjeni shumë artikuj dhe mund ta keni më të lehtë për ta kuptuar dhe për ta zgjedhur cili është opcioni më i mirë për ju.!